STAFI



Kjo nismë kolektive, e iniciuar nga shef Sokol Prenga, ka mbledhur rreth vetes shumë shefa të njohur shqiptarë, profesionistë të mësimdhënies sektoriale, ekspertë teknologë ushqimorë, somelier, si dhe shumë profesionistë të tjerë të nevojshëm për një inisiativë që ka si synim gjithëpërfshirjen dhe përgjigjet në mënyrë sa më efikase sfidave që përballon sot sektori enogastronomik shqiptare.

Sokol Prenga


Shef Kuzhine


Pas përfundimit të studimeve për guzhinë në vitin 1991, Sokoli ka filluar menjëherë punë në sektorin e gastronomisë në disa nga restorantet më të mira në Tiranë të atyre viteve. Sokoli shkëputet për disa vjet dhe perfeksionon aftësitë e tij, fillimisht në Greqi (restorantet El Sabor, Oinoapagoreusi) dhe më pas në Amsterdam pranë Restorantit Visaandeschelde për të vazhduar më pas në Restorantin Auguste. .Më pas, kthehet sërish në Shqipëri, ku në 2007-ën hap Delikatesë Pattisserie, Restaurant dhe Catering, aktive akoma sot vetëm me aktivitetin e pastiçerisë. Prej më shumë se 3 vitesh ai ushtron profesionin e lirë si konsulent në fushën e kulinarisë, duke asistuar hotele dhe restorante të ndryshme, në Shqipëri, Kosovë dhe vende të ndryshme të Europës, në rikonceptimin e aktivitetit të tyre. Njëkohësisht ka asistuar shumë projekte në fushën e turizmit dhe kulinarisë, promovuar nga Institucione shqiptare dhe donatorë të huaj. Ka qenë anëtar i jurisë së Masterchef Albania në të gjitha edicionet e saj, si dhe ka promovuar guzhinën shqiptare me aktivitete të ndryshme në Ballka, Evropë madje dhe në Lindjen e mesme!