Sokol Prenga


Drejtor Ekzekutiv i QEK


Një nga shefat më të njohur të kuzhinës në Shqipëri, falë edhe pjesëmarrjes në Masterchef Albania.


Më shumë
 

Mendo si Mesdhetar, shijo si Shqiptar!


Rreth QEK


Qëndra për Edukimin Kulinar (QEK) lind si një nismë kolektive që ka si qëllim parësor fuqizimin dhe rivlerësimin e traditës shqiptare të kulinarisë, përdorimin e ndërgjegjshëm të produkteve shqiptare si dhe gërshetimin me kultura të tjera kulinare që ndër vite kanë ndërvepruar me kuzhinën shqiptare.

Aktiviteti i QEK nuk ndalet vetëm brenda territorit shqiptar. Një nga objektivat e QEK është edhe promovimi i vlerave të kulinarisë shqiptare në vende të tjera të botës nëpërmjet marrëdhënieve me diasporën shqiptare. Mbi bazën e këtij qëllimi është ideuar edhe DegustAlbania e cila konsiston në prezantimin e kuzhinës tradicionale shqiptare me evente promovuese në shtete të ndryshme.
Gjithnjë e më shumë në Shqipëri, vijnë për të jetuar apo për turizëm një numër i konsiderueshëm njerëzish. Secili prej tyre është natyrshëm bartës i një kulture kulinare ndryshe e cila si në çdo sferë tjetër ka pika kontakti pjata ose përbërës të kuzhinës shqiptare. AlbaniaMeet, e ideuar nga QEK, ka si qëllim takimin e kulturës kulinare shqiptare me kultura të tjera në Shqipëri si dhe jasht vendit, në evente degustative ku dy ose më shumë kultura gërshetohen me njëra-tjetrën.
AKTIVITETE

 

Falë pranisë së disa ekspertëve ligjor që janë pjesë e QEK, do të formulohen herë pas here propozime për ndryshime ligjore ose dokumenta të tjerë strategjikë sektorial. Mbetet bindje e fortë e QEK, që kuadri ligjor duhet të jetë në linjë me ato që janë praktikat më të mira europiane si dhe të diskutohet me operatorët e sektorit, si njohësit më të mirë të dinamikave që hasen në përditshmërinë e punës.
QEK ka ndërtuar pranë selisë së saj një bibliotekë me botime që kanë të bëjnë me sektorin enogastronomik, nga vende të ndryshme të botës si dhe nga Shqipëria. Qëllimi kryesor është pasurimi me botime të larmishme nga sektori, si dhe propozimi i botimeve në gjuhën shqipe përsa i përket tematikave sektoriale të trajtuara.
Kjo inisiativë, tashmë e konsoliduar në shumë vende të botës, do të propozohet edhe në Tiranë nga QEK. Me raste të caktuara, shefat shqiptarë, në bashkëpunim me kursantët do të organizojnë evente degustative unike dhe të papërsëritshme për një numër të kufizuar personash, që do të mund të konsumojmë produktet e përgatitura, pranë ambienteve të QEK.
KUSH JEMI

 

Qëndra për Edukimin Kulinar (QEK) lind si një nismë kolektive që ka si qëllim parësor fuqizimin dhe rivlerësimin e traditës shqiptare të kulinarisë, përdorimin e ndërgjegjshëm të produkteve shqiptare si dhe gërshetimin me kultura të tjera kulinare që ndër vite kanë ndërvepruar me guzhinën shqiptare.

Kjo nismë kolektive, e ideuar nga Chef Sokol Prenga, ka mbledhur rreth vetes shumë Chef-a të njohur shqiptar, profesionist të mësimdhënies sektoriale, ekspert teknolog ushqimor, sommelier, si dhe shumë profesionist të tjerë të nevojshëm për një organizim që ka si synim gjithëpërfshirjen dhe gjetjen në mënyrë sa më efikase të përgjigjeve nëpërmjet sfidave që përballet sot sektori enogastronomik shqiptar.

 

STAF



Njihuni me emrat e stafit të profesionistëve pjesë të QEK


KONTAKT

Adresa

Rr. “Muhamet Gjollesha”,

Pallati 32, Shkalla 6, 1001, Tirane

Telefono

Sokol Prenga

+355 68 3333 215

+355 69 9881 166


Na shkruaj

info@qek.al

Partnerë

aregala
skmer